Autoritetet thonë se dy nxënës janë vrarë dhe dy adoleshentë të tjerë janë plagosur nga të shtënat pranë një shkolle të mesme në Çikago.

Zyrtarët e zjarrfikësve të Çikagos thanë se katër 16-vjeçarët u qëlluan të premten pasdite pranë shkollës së mesme “Benito Juarez” në West Side të Çikagos.

Shefi i policisë së Çikagos, David Brown thotë se viktimat u qëlluan jashtë shkollës. Autoritetet thonë se të katër viktimat u dërguan në të njëjtin spital.

Drejtori i Shkollave Publike të Çikagos, Pedro Martinez, tha gjatë një konference për shtyp se duhet të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.

Incidenti me armë në Çikago vjen dy ditë pas 10 vjetorit të sulmit të rëndë në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown të Konektikatit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.

Top Channel