Një i ri shqiptar u vra në Brescia të Italisë. Viktima është Alfonso Kola, 33 vjeç. Ai mbeti fillimisht i plagosur pasditen e së mërkurës dhe ndërroi jetë në spital gjatë natës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Calcinato, rreth orës 18:25. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është po një shqiptar, i identifikuar si Petrit Gega, 52 vjeç. Ai arrestuar tashmë nga policia
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane e gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri para një lokali të zonës për motive ende të panjohura.
I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojnë plagëve dhe ndërroi jetë.
