Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku sipas mediave helene një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër po me origjinë shqiptare është plagosur.
Sipas informacioneve të para, një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë.
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur e plagosur edhe një grua.
Ende nuk dihen identitetet e viktimës dhe të plagosurve.
Sipas raportimeve të para, autori një person i armatosur po qëndronte jashtë një lokali duke mbajtur në fytyrë një maskë kirurgjikale, për të mbuluar tiparet e tij. Në një moment ai hapi zjarr duke vrare nje person dhe plagosur dy te tjerë dhe më pas u largua.
Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.