Natën mes të premtes 5 dhe të shtunës 6 maj, një 28- vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Vrasjen e kreu partneri i saj me origjinë nga Guinea.

Sipas asaj që raporton Il Secolo XIX , gjithçka do të kishte lindur nga një debat i ashpër mes të dyve, i cili ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit. Në një moment, burri ka arritur te makina dhe ka nxjerrë nga bagazhi një pistoletë gjysmë automatike, me të cilën ka qëlluar partneren e tij,e identifikuar si Danjela Neza. Pas vrasjes, autori ka njoftuar policinë dhe ka treguar për krimin që kishte bërë.

27-vjeçari, pa precedentë penalë ndaj tij, është dërguar në komisariat dhe është marrë menjëherë në pyetje . Policia konstatoi se nuk raportohet për sherre të tjera në çift.

Gjatë marrjes në pyetje, siç raporton gazeta Ligurian, burri është mbrojtur duke thënë se kishte humbur mendjen pasi ajo e kishte fyer dhe se ai nuk kuptonte më asgjë, ndaj e qëlloi.

Megjithatë, policia kërkon të kuptojë se përse djali, i cili ka një histori të pastër dhe punon rregullisht si kuzhinier në një restorant në Savona, mbante të fshehur në bagazhin e Opel-it të tij një pistoletë me një numër serie të palexueshëm, e konsideruar si armë klandestine . Vrasësi do të merret sërish në pyetje në orët në vijim dhe më pas do të transferohet në burgun e Marasit .