Një shqiptar është vrarë me thikë në Novara këtë të Shtunë.
Referuar raportimeve të mediave italiane, viktima është rreth 60 vjeç, por gjeneralitet nuk bëhen ende me dije.
“La Repubblica” shkruan se shqiptari është qëlluar nga një fqinji i tiji – italian, edhe ai rreth të 60-tave – në kulmin e një konflikti mes palëve.
Pas plagosjes, shqiptari është dërguar në spital, por ka humbur jetën pak kohë pas mbërritjes.
Autori është arrestuar. Raportohet se ka qenë ai që ka lajmëruar policinë pas goditjes me thikë dhe ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.
fax