Saif al-Islam Gadhafi, djali i ish-liderit libian Moammar Gadhafi, është vrarë në një atentat në shtëpinë e tij në qytetin Zintan në Libinë veriperëndimore, tha të martën kreu i ekipit të tij politik, raporton A2CNN.
53-vjeçari i ndjerë Saif al-Islam Gadhafi dikur shihej si trashëgimtar i babait të tij dictator, i cili u ekzekutua pasi regjimi i tij u rrëzua në kulmin e protestave të Pranverës Arabe në vitin 2011 dhe vitet e fundit kishte bërë një përpjekje për t’u rikthyer në politikën aktive libiane.
“Katër agresorë të maskuar sulmuan rezidencën e Saif al-Islam Gadhafi dhe çaktivizuan kamerat e sigurisë përpara se ta qëllonin për vdekje në një sulm të pabesë dhe frikacak”, tha këshilltari i tij politik Abdullah Othman në një deklaratë në mediat sociale.
Autoritetet libiane nuk kanë dhënë asnjë konfirmim zyrtar dhe nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), e cila prej kohësh ka kërkuar arrestimin e Gadafit të ri me akuzat për krime kundër njerëzimit.
I lindur më 25 qershor 1972, në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, Saif al-Islam Gadhafi ishte djali i dytë i Moamar Gadhafit, i cili sundoi Libinë nga viti 1969 deri në përmbysjen dhe vdekjen e tij në vitin 2011.






