Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Belgjikë, ku ka mbetur i vdekur një person.

Burime për medie bëjnë me dije se është vrarë Mikel Rakipllari, i cili është qëlluar me armë zjarri pas shpine. Mësohet se autori i kësaj ngjarje të rëndë është Kasandro Noka.

Ka qenë pikërisht Noka që ka hapur zjarr drejtë Rakipllarit duke e lënë të vdekur. Mësohet se më herët viktima emrin e ka pasur Erion Hasanbelliu, por e ka ndryshuar në Mikel Rakipllari.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se ka qenë për një larja hesapesh të “llogarive” të vjetra.

Noka është shpallur në kërkim nga policia e belge, e cila ka kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për lokalizimin e tij nëse është futur apo jo në Shqipëri. Noka raportohet se është një person i njohur për botën e krimit dhe i përfshirë në disa ngjarje dhe aktivitete kriminale.