Në Ditën Botërore të Poezisë, Presidenti i Republikës nuk ka preferuar të zgjedhë vargje të qeta apo lirikë dashurie, por ka shpërndarë poezinë e Fan Nolit “Anës Lumenjve”, e cila ka një mesazh të fortë revolte, në interpretimin e aktorit Timo Flloko.
Qeverisja e Edi Ramës, situata me të cilën po përballet vendit dhe periudha 1 muaj para zgjedhjeve, Ilir Metës i kanë sjellë ndërmend këto vargje, të cilat bëjnë thirrje për kryengritje.
“Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.”
Presidenti i ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që 25 prillin ta kthejnë në një referendum, si e vetmja mënyrë, sipas tij, për të kthyer rendin kushtetues.
Ora news