Vserlo është banori i radhës i cili u eleminua nga gara e “Big Brother VIP Albania”. Vserlo ka treguar pas daljes diçka më shumë mbi eksperiencën e tij, ndërsa ka bërë dhe disa parashikime sesi ky edicion mund të përfundojë.
I pyetur mbi miqësitë që mund të ketë krijuar aty brenda, Vserlo është përgjigjur se Loredana, Danja, Jozi, Aldo si dhe me Eglin mund të cilësohen si miqësi të reja, por mbetet për tu parë sesi këto raporte do të vazhdojnë jashtë shtëpisë.
Këngëtari ka treguar dhe parashikimin e tij përsa i përket 5 finalistëve të këtij edicioni, të cilët sipas tij janë Gerta, Razana, Laerti, Gjesti dhe Egli ose Danja.
Vserlo: Me Gjestin kam pasur debatet më të forta aty në shtëpi. U jam përgjigjur të gjithëve, gozhda del me gozhdë.
Bëre miq?
Mund të them që po. Të paktën kam ndjesi miqësore për shumë aty. Por duhen parë nëse do jenë të përbashkëta. Me Loredanën, Danjën, Jozin, Aldon, me Eglin ndoshta me këtë rikthim. Ishte një Egli ndryshe.
‘E fiton Laerti’, the, pse?
Vserlo: Kam qenë 24 orë me Laertin dhe Bonën. Etiketimi ishte Laerti është xhaxhi im, Bona është nusja e xhaxhait tim. Ka pasur momente që edhe për të bërë lojën e tij mund të ketë sajuar, ose ketë thënë diçka të pavërtetë…
Pse ke kënduar kaq pak?
Vserlo: Kam kënduar shumë. Në shtëpi… nuk është kompeticion muzike, është vendi ku duhet të bëjmë strategji dhe lojë. Nuk hyra për të kënduar dy ditë dhe për të dalë të tretën. Nuk do isha pjesë e debateve. Kam qenë vërtetë i ngjirur dhe me probleme fyti. S’ma besoi kush, po vetëm unë e Zoti e di.
Të ka zhgënjyer njeri brenda?
Vserlo: Zhgënjim!? Se di nëse do e përdorja për ndonjë njeri specifik. Por mund te them që jam zhgënjyer nga Lori dhe Aldo.
Kush janë pesë finalistët sipas teje?
Vserlo: Finalisti i parë Vserlo (batutë), Gerta, Rozana, Laerti, Gjesti, Egli ose Danja. Rikthimin e saj (Eglit) e shoh të dobët. Do ishte e denjë të dilte si ‘vajza që bëri gjithçka për dashurinë
