Senada Greca është një trainere fitnessi mjaft e njohur. Ajo ditën e djeshme ka dhënë intervistën e parë për një televizion shqiptar.

Senada e cila është larguar që në moshën 15-vjeçare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Greca gjatë kësaj interviste tregoi se fillimet kanë qenë shumë të vështira për të dhe familjen.

“Vuaja nga anoreksia, ankthi dhe ndonjëherë mërzia shkonte deri në depresion”, rrëfeu për herë të parë ajo, ndërsa shtoi se aktiviteti fizik e ka ndihmuar të gjejë ekuilibrat në jetë.

Me plot 3.3 milionë ndjekës në rrjetet sociale, Senada është një nga emrat më të mirë në fushën e fitness-it dhe ka stërvitur personazhe të njohur. Një prej tyre është këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha.

E pyetur nga Bieta, Senada tregoi se Bebe është një vajzë me vullnet, por njëkohësisht ka presion të madh mbi mënyrën sesi duhet të duket.