Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës teksa nëj 70 vjeçar me inicialet Dh.D, dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.