Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi sot vendimin e tij për të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

Mediet serbe bëjnë me dije se Vuçiç ka është shprehur i gatshëm të vijë nesër në Tiranë, pasi e kundërta sipas tij do të dëmtonte Serbinë.

“Do të ishte turp nëse s’do të merrja pjesë. Do të shkojë në Samit dhe do të lufton për interesat e qytetarëve të Serbisë. Aty ka gjëra të mira për qytetarët tanë, do të kemi diskutime të mira për këtë dhe për shkak të 165 milionëve eurove që do të marrim për energjinë. Është e vështirë për mua kur është fjala për Kosovën të kuptoj gjuhën e të dy palëve dhe nuk kemi bërë asgjë në të njëjtën kohë, më ka shkaktuar zemërim, inat dhe shpresoj të mos jenë të inatosu”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Kujtojmë se katër ditë më parë Aleksandër Vuçiç anuloi vizitën e tij në Samit, për shkak të marrëveshjes së Brukselit të dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës.