Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në Kosovë do të kishte qindra të vdekur. Ai theksoi më tej në këtë deklaratë provokuese se “policia speciale shqiptare do të shtinte në drejtim të serbëve nëse ata organizonin zgjedhjet atje dhe të shkonin të votonin”.

“Serbët ndoshta do t’ua kthenin (Policisë së Kosovës), ndoshta jo, por sigurisht që do të kishin dhjetëra, të mos them qindra të vdekur. Qëllimi i Kurtit ishte të përpiqej të nxirrte njohjen teknike të pavarësisë së Kosovës, ku Qeveria e Serbisë do ta njihte Qeverinë e Kosovës”, tha Vuçiç për Televizionin Publik të Serbisë. Sipas Vuçiçit, dëshira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është “që ato 50 mijë vota të cilat njerëzit në Kosovë do t’ia jepnin atij si kandidat për president, më shumë se të tjerëve, të jetë diferenca vendimtare” dhe se ai (Vuçiçi) si president, “të mos ulet në anën tjetër (përballë Kurtit)”.

“Për mua është e rëndësishme të shmangim konfliktet. Dhe kurrë nuk do ta njohim Kosovën si të pavarur. Ata e dinë se serbët do të largoheshin nga të gjitha institucionet dhe atëherë keni një situatë në të cilën është çështje momenti kur do të ndodhë një incident më i madh. Kujt i duhet kjo përveç Kurtit, nuk i duhet as Perëndimit, të paktën shpresoj që të mos u duhet”, tha Vuçiç

Vuçiq tha gjithashtu se Serbia do të jetë nën presion të madh, sepse sipas tij është më e lehtë të bësh presion ndaj Serbisë sesa ndaj dikujt shumë më të madh, ashtu siç ishte më e lehtë të bombardosh apo të kryesh agresion kundër Serbisë sesa ndaj dikujt “shumë më të fortë”.

“Unë e pres këtë, nuk është risi për mua. Tashmë kam pasur shumë takime të vështira. Gjatë jam në këtë punë, dhjetë vjet në pushtet, por jo shumë herë kam përjetuar një atmosferë të tillë”, theksoi ai.

Panorama