Forcat e Armatosura të Serbisë zhvilluan dje stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.
Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviç” u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta ushtarake, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Sipas mediave serbe, Vuçiç ka pretenduar se ushtria serbe është e para apo ndoshta e dyta më e forta në Europë.
“Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Evropë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj… Pesëdhjetë për qind e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë.
Presidenti shtoi se armët dhe tankët janë të prodhuara në Serbi, ndërsa tha se numri i tyre shkon nga 10 deri në 15 prodhime në vit.
Top Channel