Pas deklaratës së papritur nga presidenti serb për pushtim të plotë të veriut të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit, ka reaguar presidenca e Kosovës. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela është shprehur se deklarata të tilla tregojnë se presidenti serb është totalisht i çmendur.
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, u shoreh gjithashtu se Vuçiç duhet ose të ndryshojë “dillerin” e tij ose të ndërrojë skaletën që po përdor.
“Këto deklarata të Vuçiçit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Ai ose duhet të ndryshojë dealerin ose skriptin që po përdor. Vuçiç po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë”, ka shkruar Vela.
