Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 3 prill.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe konsultimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ai tha se kushti që vendosi Prishtina për hapjen e vendvotimeve në territorin e Kosovës ishte njohja e pavarësisë.

Vuçiç nuk e pranon këtë, ndërsa u shpreh se Serbia nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës për asnjë çmim.

“Kemi pranuar kompromise të panumërta që kanë insistuar vetëm për t’u mundësuar njerëzve që të dalin në votime për atë që ata dëshirojnë të votojnë, por ata kanë këmbëngulur dhe kanë kërkuar vetëm një gjë dhe kjo është që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Serbia nuk ka mundur ta pranojë këtë dhe Serbia nuk do ta pranojë, pavarësisht çmimit. Asnjë votë dhe pushteti i askujt nuk është aq i rëndësishëm sa shteti është i rëndësishëm për ne. Prandaj nuk u pajtuam me këtë”, ka thënë Vuçiç.