Gjykata e Apelit të Tiranës do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha. Palët kanë dhënë argumentet e tyre të fundit, ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia. Në fjalën e tij para togave të zeza, Oerd Bylykbashi pretendon se argumentet e Alibeajt nuk qëndrojnë sepse nuk ka tagrin për të qenë ankimues në këtë proces, ndaj dhe kërkesa e tij konsiderohet si ‘nul’, ligjërisht. Ndërsa e ka mbyllur me kërkesën për të lënë në fuqi vendimin e marrë në shkallën e parë.

Kaso nga ana tjetër është shprehur se: Nuk duhet që të legjitimohet në ankim pala tjetër, ndërsa avokati i grupit të Alibejt, Indrit Sefa kërkon, prishjen e vendimit të shkallës së parë pushimin e gjykimit ose kthimin për gjykim në shkallën e parë.

Sefa: Kërkojme prishjen e vendimit e vendimit te gjykatës së shkallës së parë të zhukrit
Kaso: Pala ankimuese nuk është legjitime, kërkojm rrëzimin e ankimit

Sefa: Kërkojmë prishjen e vendimit, pushimin e çështjes ose kthim për gjykim në Shkallën e parë.

 Kaso: Gjykata të prishë apo rrëzojë ankimimin si të pabazuar në ligj  dhe në prova. Legjitimimi do ë ishte oguri më i keq lidhur me jetën e një partie politike. Do të ishte precedent i rrezikshëm për partitë politike

Megjithatë pritet vendimi.