Bota e showbiz-it dhe futbollit është sërish në qendër të vëmendjes, teksa qarkullojnë zëra të nxehtë për një romancë të re që përfshin Wanda Narën.

Pas ndarjes me Mauro Icardin, duket se 37-vjeçarja argjentinase mund të ketë gjetur ngushëllim në krahët e një tjetër futbollisti – dhe jo çdokujt: Achraf Hakimi, ish-shok skuadre i Icardit te PSG!

Sipas gazetarit argjentinas Yani Latorre, Nara dhe Hakimi – 26 vjeç, aktualisht pjesë e PSG-së dhe dikur yll i Borussia Dortmund – janë përfshirë në një marrëdhënie të re. Ky zhvillim vjen ndërsa beteja ligjore mes Nara-s dhe Icardit vazhdon, pas përfundimit zyrtar të lidhjes së tyre rreth gjashtë muaj më parë.

Detaje që i japin zjarr thashethemeve

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit në Mynih, ku francezët fituan 5-0, Nara u pa në tribunat e stadiumit. Ajo publikoi një video festimi në Instagram ku në qendër të vëmendjes ishte… Achraf Hakimi. Mbishkrimi që ngjalli reagime: “Ta thashë unë”.

Por kjo nuk është e gjitha. Sipas Latorre, Nara qëndroi në të njëjtin hotel me lojtarët e PSG-së dhe familjet e tyre, ndërsa mori pjesë edhe në festën private të ekipit pas ndeshjes.

Një kapitull i ri për të dy?

Lidhja e mundshme me Hakimin do të ishte një kthesë e papritur në historinë personale të Nara-s, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e saj shpërthyese me Mauro Icardin. Nga ana tjetër, Icardi duket se e ka lënë pas të kaluarën dhe është tashmë i fejuar me aktoren María Eugenia Suárez – një romancë që vjen pas vetëm pesë muajsh lidhjeje dhe që kujton aferën e tyre të mëparshme, e cila dikur konsiderohej si arsyeja e krizës së martesës me Naran.

Nga ana tjetër, edhe Hakimi ka një histori personale të ndërlikuar. Ai u nda në vitin 2023 nga aktorja spanjolle Hiba Abouk, me të cilën ka dy fëmijë. Pas ndarjes, futbollisti bëri bujë në media pasi rezultoi se të gjitha pasuritë i kishte regjistruar në emër të nënës së tij – duke bërë që ish-bashkëshortja të mos përfitonte asgjë në ndarje.