Home SHOWBIZ Wanda, rrëfim me pagesë në një interviste ekskluzive: ja sa ka kërkuar...

Wanda, rrëfim me pagesë në një interviste ekskluzive: ja sa ka kërkuar argjentinasja për ta bërë

52

Wanda Nara do të rrëfehet në detaje për krizën e rëndë që vuri në rrezik martesën me Mauro Icardin, madje duke i çuar pothuajse në divorc. Një krizë e ndërlikuar, të cilën argjentinasja e ka shfaqur me zgjuarsi në rrjetet sociale. Minutë pas minute, postim pas postimi. E kur bëhet fjalë për Wandan, asgjë nuk është kurrë tepër private apo intime.

Prej ditësh në Argjentinë flitet për momentin në të cilin Wanda do të flasë për këtë histori në një intervistë kushtuar krizës dhe paqes me Icardin. Shoqja e saj dhe “mbretëresha televizive” Susana Giménez do ta intervistojë natyrshëm. Prezantuesja e famshme argjentinase i kishte dërguar një buqetë të veçantë me lule, në momentin delikat që ajo kaloi me Mauron. Wandas i pëlqeu dhe e kaloi me një “shihemi së shpejti”. Kushtet që Wanda ka kërkuar për të dhënë intervistën janë disa dhe të llojeve të ndryshme. Ndërkohë, Susana do të fluturojë për në Paris në shtëpinë luksoze të Wandas.

Gruaja e Icardit ka kërkuar gjithashtu një dëmshpërblim të rëndësishëm financiar (përflitet rreth 50 mijë dollarë) dhe ka saktësuar se do të flasë e vetme, pa praninë e Mauro Icardit. Ideja është që të prezantohet me një profil të ulët pas valës mediatike që qëndisi rreth pabesisë së Mauritos. Gazetarja që foli për herë të parë për një divorc mes Wandës dhe Icardit shtoi një detaj tjetër. China Suarez gjithashtu donte të jepte një intervistë për këtë çështje e pikërisht për Susana Giménez. Por prezantuesja nuk kishte dyshime dhe zgjodhi Wandan.