Home SHOWBIZ West Side Family kujtojnë Dr. Florin me anë të dedikimit emocionues në...

West Side Family kujtojnë Dr. Florin me anë të dedikimit emocionues në ditën e lindjes së tij!

20

West Side Family, tashmë pa Floran Kondin pjesë të tyre, të njohur si Dr. Flori, kanë kujtuar sot një datë shumë të rëndësishme për ta që përkon me ditëlindjen e këtij të fundit.

Roland Hysi dhe Armir Shahini kanë bërë një dedikim prekës për të ndjerin në këtë ditë kuptimplotë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyrë të “Instagram”.

Verizon

“Thonë: ‘Një foto vlen sa një mijë fjalë’.
Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.
Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori
28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014”- shkruhet në postim.

Rikujtojmë se edhe disa ditë më parë, gjatë një videoje ku performojnë këngën e tyre të paharrueshme “Mesazh”, West Side Family kanë shprehur mirënjohjen për të gjithë mbështetësit e tyre duke mos lënë pa përmendur mallin e tyre për Dr. Florin.

“Para 23+ vitesh kemi falenderuar dhe u kemi qenë mirënjohës të gjithë atyre që për kohën i kemi ose janë konsideruar “fans-a” e që më pas u kthyen në mbështetës.
Tani, pas 23+ vitesh, marrëdhënia e jonë është përforcuar dhe fansat apo mbështetësit janë kthyer në BASHKËPUNËTORË dhe gur themeli për jetëgjatësinë e West Side Family!
Përulësisht mirënjohës të gjithëve ju që keni qenë aty që nga fillimi, ju që jeni bashkuar rrugës dhe të tjerët që i mirëpresim ti bashkohen Familjes së madhe me emrin West Side.
Dr. Flori mungon, por kujtimi yt ESHTË KËTU! 
Faleminderit për mbështetjen! ”