WhatsApp nuk e filloi këtë vit me këmbë të mbarë, për shkak të polemikave që u krijuan rreth privatësisë që ky aplikacion ofronte. Ndërkohë që kompania shtyu deadline-in deri në 15 maj, një raportim i ri po tregon se WhatsApp do të zëvëndësojë deadline-in me një metodë më irrituese, atë të heqjes së shërbimeve.
Shkurtimisht, ju do ta keni të pamundur t’i përgjigjeni mesazheve dhe nuk do të kryeni dot as voice dhe video calls. Më pas mesazhet e reja që do t’ju vijnë nuk do t’ju shfaqen më, gjë që e bën aplikacionin të papërdorshëm.
Vendimi për mos-forcimin e përdoruesve të update-ojnë politikat e privatësisë deri në afatin kohor të caktuar erdhi pas qëndrimit të ashpër të Ministry of Electronics and Information Technology në Indi.