Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook dhe i WhatsApp, ka njoftuar disa ndryshime për të ruajtur privatësinë e bisedave në mediat sociale, shkruan BBC

Sipas një deklaratë të Zuckerberg, azhurnimet e reja në lidhje me privatësinë e WhatssApp priten të dalin sot. Një prej tyre është privatësia e bisedave. Ndryshe nga telefonat normale ose mesazhet, end-to-end encryption , e bën pothuajse të pamundur përgjimin e bisedave tuaja.

Risia qëndron në faktin se bisedat do të ruhen edhe në rast se humbisni telefonin tuaj. Mesazhet do të jenë të ruajtura në Google Drive ose iCloud. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të përdorni një kod me 64 shifra për të “zhbllokuar” mesazhet tuaja./abcnews.al