WhatsApp mund t’ju lejojë të transferoni chat-et nga Android në iOS së shpejti

WhatsApp po punon për sjelljen e një shërbimi të ri që do të lejojë të gjithë përdoruesit e sistemeve operative Android dhe iOS të transferojnë chat-et e tyre ndërmjet dy smartphone-ve që përdorin sisteme të ndryshme operative.

Ekzistenca e këtij shërbimi u njoftua fillimisht nga WABetaInfo në versionin beta të WhatsApp 22.2.74 për iOS, gjë që korespondon me atë që u gjet në versionin beta 2.21.20.11 për Android. Të dyja këto updates çojnë drejt shërbimit që mund të lejojë transferimin e chat-eve nga Android në iOS duke përdorur aplikacionin Move to iOS.

wa_chat_history_android_to_ios.webp

WABetaInfo shpërndau gjithashtu disa screenshots që tregojnë se si ky shërbim mund të duket në të ardhmen. Me shumë mundësi para se ju të kryeni këtë kalim duhet të pranoni lejet e kërkuara, dhe më pas vetë aplikacioni do t’ju tregojë se si të veproni.

WhatsApp filloi të lejonte përdoruesit të transferonin chat-et nga iOS në Samsung shtatorin e kaluar, dhe më pas e zgjeroi këtë shërbim për të suportuar transferimin e chat-eve në pajisjet Google Pixel dhe ato që përdornin Android 12.

Mbetet ende e paqartë se cilat do të jenë pajisjet që do të përfitojnë nga ky shërbim.