WhatsApp ka filluar ofrimin e shërbimit të shumëpritur multi-device support për një numër të madh përdoruesish në Android dhe iOS duke i lejuar ata të përdorin adresën e tyre në pajisje të tjera, pa patur nevojën që pajisja kryesore të jetë e lidhur me internetin.
Përdoruesit mund të përdorin këtë shërbim deri në 4 pajisje njëkohësisht për të kontaktuar me miqtë e tyre. Fillimisht ky shërbim nisi testimin në korrik, dhe tashmë ka arritur në një fazë më të qëndrueshme dhe mund të shfrytëzohet nga shumë përdorues.
Tashmë ju do të jeni në gjendje të komunikoni përmes WhatsApp në PC, laptopin tuaj ose Facebook Portal dhe nëse smartphone-i juaj nuk është i lidhur me internetin. WhatsApp për desktop ofron gjithashtu end-to-end encryption, duke bërë të mundur që biseda juaj të jetë e sigurtë.
Për të aktivizuar këtë shërbim në pajisjet tuaja ndiqni instruksionet e mëposhtme:
- Në smartphone-in tuaj duhet të shkoni fillimisht në Settings > Linked Devices > Multi-Device Beta
- Regjistrohuni në multi-device beta
- Pasi të jeni regjistruar, shkoni sërisht në Link a Device
- Hapni WhatsApp në PC ose laptopin tuaj dhe skanoni QR code me smartphone-in tuaj
Për momentin ky shërbim është i limituar në WhatsApp Web, Desktop dhe Portal. Pra, nëse ju dëshironi të përdorni një WhatsApp në një smartphone Android dhe një iOS njëkohësisht, ju nuk mundeni ende.