Shërbimi më kryesor që shumë njerëz e presin prej kohësh është multi-device support, i cili për momentin është ende në beta për disa përdorues të iOS.
Official hint at WhatsApp iPad app
“WhatsApp Web mbetet një platformë e rëndësishme për përdoruesit. Deri tani, WhatsApp mund të hapej vetëm në një pajisje njëherazi, ndërkohë që telefoni juaj duhet të ishte i lidhur në internet. Mirëpo me shërbimin e ri multi device-support përdoruesit do të kenë të njejtin fuksionalitet në WhatsApp Web, Desktop dhe Portal pa nevojën për t’u lidhur me smartphone-in tuaj.” tha zëdhënësi i kompanisë.
Shpresohet që përmes këtij shërbimi përdoruesit e iPad do të kenë mundësinë të hapin WhatsApp në pajisjet e tyre, siç u përmend më parë nga WABetaInfo.
Zëdhënësi foli dhe për mënyrën se si pandemia ndikoi në përfshirjen e shërbimeve të reja në aplikacionin për desktop si voice dhe video call, duke e bërë më të shpejtë komunikimin e bizneseve gjatë këtyre kohërave të vështira.
geek