Partia Demokratike e grupimit të Enkelejd Alibeajt në Elbasan ka filluar takimet elektorale me banorët.

Ajo që bie në sy që në start është se ky takim bazuar në fotot e bëra publike më shumë i ngjason një takimi mes shokësh për “të pirë një gotë” sesa një takimi elektoral për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Më poshtë statusi i plotë.

“Takim me strukturat e PD në Grupseksionin Bradashesh 3, për nisjen e organizimit për përballjen e afërt elektorale me regjimin e Edi Ramës. Dëgjuam shqetësimet e tyre dhe koordinuam qëndrimin për të unifikuar zërin e qytetarëve me zërin e përfaqësuesve të tyre qendrorë e lokalë. Z. Naim Meta u propozua dhe miratua nga strukturat e partisë si përfaqësues i zonës si kandidat për Këshillin Bashkiak.Qytetarët kanë nevojë për ndryshimin dhe këtë mund tja ofrojë vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë. Më të vendosur se kurrë për ti dhënë fund regjimit të Edi Ramës”.