Home AKTUALITET  Xhaçka: Ka ende 5 shqiptarë, pjesë e misonit të OSBE

 Xhaçka: Ka ende 5 shqiptarë, pjesë e misonit të OSBE

26

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me situatën në Ukrainë, pas pushtimit nga ana e Rusisë.

Xhacka ka thënë që prej 10 ditësh ministria e jashtme ka bërë thirrje për largimin e shqiptarëve që ndodheshin në Ukrainë.

Ajo tregoi se kanë qenë 3 shqiptarë që kanë kërkuar ndihmë për tu larguar dhe kjo sipas Xhaçkës u bë e mundur përmes rrugës tokësore.

Ndër të tjera Xhaçka tha se janë 11 shqiptarë që punojnë pranë misionit të OSBE në Kiev. Ajo njoftoi se 6 prej tyre janë larguar ndërsa 5 vijojnë ende të jenë atje.

“Ndonëse në numër të vogël, që para 10 ditësh ministria ka bërë thirrje për largim nga Ukraina. Që prej atëherë ambasada jonë në Varshavë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm.

Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë. Vetëm sot 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë. U kemi siguruar kalimin në rrugë tokësore.

Sa i përket shtetasve shqiptarë në misionin e OSBE në Ukrainë, 6 janë larguar dhe 5 janë ende në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE”– u shpreh Xhaçka gjatë fjalës së saj në Kuvend.