Ministrja e Jashmte Olta Xhaçka ka folur mbi rezolutën që vendet e OKB bashkësponsorizuan si kundërpërgjigjie e agresionit të Rusisë së Ukrainës. Xhaçka shtoi se ky sulm nuk mund të vazhdonte më tej dhe se Rusia kishte mbetur e vetme duke vendosur veton kundër kësaj reziolute.

Xhaçka: Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës së bashkëhartuar nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB , e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla.

Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës.
80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit e votuan atë.