Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një bisedë kokë më kokë me homologun ukrainas, Kuleba me të cilën diskutoi në lidhje me mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën.

Xhaçka u shpreh se Ukraina, ashtu si Ballkani Perëndimor, meriton një perspektivë të qartë drejt Bashkimit Europian.

Diskutim i sinqertë me ministrin Kuleba në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Ne jemi dakord që Ukraina ashtu si Ballkani Perëndimor meriton një perspektivë të qartë të BE-së. E sigurova ministrin Kuleba për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të izoluar Rusinë dhe për të ndihmuar që lufta të përfundojë”, shkuan Xhaçka.