Nga Besart Xhaferri

Në një kohë që hidhen miliona euro në rrugët tona të florinjta, po këto rrugë po vijojnë të marrin jetë  të rinjsh.

Katër djem të rinj nga mosha 20 deri ne 24 vjeç, Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi  humbën jetën tragjikisht në një aksident të rënë ku makina e tyre u përplas me një betoniere në aksin rrugor Fushë Krujë -Vorë.

Rruga pa ndriçim dhe pa sinjalistikë është shkaku kryesor i këtij aksidenti tragjik.

Kjo tragjedi na kujtoi edhe njëherë që korrupsioni nuk ka pasoja vetëm në taksat tona por edhe në jetët tona.

©