Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës. Xhaka është kapiten, ndërsa Shaqiri është lojtari kryesor i fazës ofanzive.
Por dy kosovarët jo shumë shpesh flasin për njëri-tjetrin.
Zvicra luan ndaj Francës në një të tetën e finales të Euro 2020. Ndeshja luhet të hënën nga ora 21:00 në Bukuresht.
Për të avancuar tutje, Zvicrës i duhet që Shaqiri të jetë në formë të lartë. Kështu të paktën ka thënë Xhaka.
“Shaqiri është lojtar i mahnitshëm. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ai e ka dëshmuar këtë në vitet e fundit dhe po ashtu ndaj Turqisë. Na duhet Shaqiri në formë të mirë nesër”, ka thënë Xhaka për “Euro2020.com”.
KOHA.