Granit Xhaka ndodhet me Përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Evropian, ku tanimë ka zhvilluar ndeshjen e parë.
Kapiteni i helvetikëve për momentin ndodhet në Romë ku po përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Italisë.
Por ai ka befasuar të gjithë me pamjen e re, pasi ka ndryshuar krejtësisht ngjyrën e flokëve.
Xhaka është bërë biond dhe me të ndryshuar pamjen ka vendosur ta befasojë bashkëshorten e tij Leonitën.
Mesfushori i Arsenalit ka thirrur me kamerë në ‘Facetime’ Leonitën derisa ajo është shokuar nga pamja e tij e re.
Gjithsesi Xhaka ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjete sociale befasinë që i bëri Leonitës.