Dy vëllezërit në Krujë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht ditën e djeshme nga një grup personash të fisit Rraja, për shkak se u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat.

Jashar Maja ka folur për Faxnews teksa ka treguar edhe dhunën që është ushtruar ndaj tyre. Ata paralajmërojnë se nëse nuk bëhet drejtësi, do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Aty takuam inxhinerin e firmës së gurores dhe po diskutionim për shtëpitë, për problemin e minave. Po diskutonim që ti bënin minat më të buta të mos na shkatërrojnë shtepitë. Pa na ardhur kafet, na ardhen 10-15 veta, me shkopinj, me armë, na kanë goditur tmerresisht. Kam njof Xhelal Rrajën, Flamur rrajën, ai që ka guroren. Kjo është bërë për guroren, kemi protestuar, kemi shkuar në polici .

Nuk dimë ku të ankohemi, këtu nuk ka shtet, asgjë. Kanë qenë 3 vjet të armatosur me armë, të tjerët me shkopinj bejsbolli. Policia ka ardhur pas 2 orësh. Na ka shoqëruar deri në komisariat, jemi vonu shumë, pastaj na sollën në Tiranë. Kam dy të cara në kokë, në shpatull.

Kushëriri është më shumë i dëmtuar, këmbët i ka të thyera.Vetem presione na kënë bërë. Kërkojmë drejtësi, ose do bëjmë vetëgjyqësi. Xhelal Rrajës nuk ia fal.Do të rrimë ose në ose fisi Rraja në rrethin e Krujës”– u shpreh ai.