
Xheneta ka ndarë një moment “të ëmbël” në emisionin “Trotuar”, duke treguar se ishte parë me Gjestin në korridoret e Top Channel dhe ai i kishte buzëqeshur. Ajo e ka përmendur se ishte ai i pari që e pa.
Megjithatë, Graciano, i cili mesa duket i njeh mirë lëvizjet prapa kamrave, nuk ngurroi të e pyeste Xhenetën për Eglin, një pyetje që e ndezi më shumë situatën.
Pasi e pyeti nëse e kishte takuar në ambientet e televizionit, Xheneta u shpreh: “Nuk i kam takuar në televizion, por kam dëgjuar që po flenë në të njëjtin hotel ku qëndroj unë në Tiranë. Tani, nuk e di kush po e ndjek kë,” tha ajo me një buzëqeshje.
