Xhensila Myrtezaj debutoi në treg si një sipërmarrëse me lancimin e markës së saj të bukurisë, Sila. Xhensila ka treguar më parë se pas emrit të markës qëndron pseudonimi që ka patur në fëmijëri.
Së fundmi, në një intervistë për “Edicionin Veror” në ABC, këngëtarja tregoi se e ka patur ëndërr që në fëmijëri të krijonte një linjë të sajën, ndërsa tregoi dhe historinë prekëse që qëndron pas saj. “Jam e lumtur, qenka një adrenalinë e re që nuk e kisha përjetuar kurrë si një sipërmarrëse. Do ta kisha bërë shumë kohë më përpara por është plani i zotit.
E kam në mendje që në fëmijëri. Është një histori që lidhet me mamanë time, nuk kishte mundësi që të kujdesej shumë për veten dhe të blinte kremra sepse më plotësonte mua gjërat bazike. Dhe gjithmonë e kam patur ëndërr që kur të rritem të bëj një brand timin dhe t’i jap mamit të gjithë kremrat që i nevojiten.”, tregoi Xhensila.