Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk është më një lojtar i Liverpoolit. Mediat e huaja shkruajnë se ai tashmë do të nisë një aventurë të re në Francë me klubin e Lionit.
Sipas The Guardian, klubi francez do t’i paguajë Liverpoolit 9.5 milionë paund për të pasur shërbimet e Shaqirit këtë sezon.
29-vjeçari pati një performancë të mirë në Euro 2020, duke shënuar tre herë, ndërsa Zvicra arriti deri në çerekfinale.
Vetëm ekzaminimet mjekësore e ndajnë Shaqirin nga firma përfundimtare.