Në fillim të këtij viti Xiaomi lançoi smartphone-in e parë të palosshëm, Mi Mix Fold. Tani një aplikim për patentim i ri sugjeron se prodhuesi “po e shfrenon fantazinë” në krijimin e smartphone-ve të palosshëm.

Let’s Go Digital zbuloi dokumentet e dorëzuara në China National Intellectual Property Administration që në muajin shkurt të 2020, ku tregoheshin vizatime të një smartphone-i që frymëzohet nga disa pajisje të ndryshme. Fillimisht, mund të vihet re dizajni i ngjashëm me serinë Galaxy Fold, për të mbrojtur ekranin e brendshëm që është disi më delikat.

Ne mund të vemë re gjithashtu praninë e një camera handle tepër të ngjashme me Huawei Mate XS. Teorikisht camera handle mund të shërbejë dhe si një vend për mbajtjen e pajisjes. Imazhet e tjera të përfshira në këtë kërkesë për patentim tregojnë se Xiaomi po tenton të mjarrë dhe disa elementë të tjerë nga Mi Mix Alpha si përkulja e ekranit përreth këndeve. Ekrani kryesor i pajisjes duket të vazhdojë i pandërprerë deri në skajet më të largëta të saj.

Duhet të theksohet se ky dizajn mjaft i veçantë është thjesht një patentim dhe nuk ka asnjë garanci se ky produkt do të dalë për shitje në treg.

geek