Xiaomi sapo ka prezantuar smartphone-in më të ri, Xiaomi Civi, i cili vjen me një fokus në dizajnin e rifreskuar, shërbime premium në ekran dhe kamera të përmirësuara.
Përgjatë 2 javëve të kaluara, Xiaomi nisi reklamimin për linjën më të re të smartphone-ve të quajtur Civi. Smartphone-i i parë i kësaj linje u prezantua gjatë një eventi të zhvilluar në Kinë. Xiaomi Civi është i pajisur me një ekran 6.55 inç FHD AMOLED me refresh rate 120Hz. Ky ekran është i harkuar gjatë skajeve dhe suporton teknologjitë HDR10 dhe Dolby Vision.
Në qendër të pjesës së sipërme gjendet kamera selfie hole punch 32MP, e cila është më e vogla e përdorur ndonjëherë nga kompania. Civi fuqizohet nga proçesori Snapdragon 778G, 12GB RAM, 256GB internal storage dhe premton software updates për 3 vite.
Për sa i përket kamerave, Civi vjen me 3 kamera: ajo kryesore 64MP, ultra-wide 120 gradë dhe lenten makro. Vlen të përmendet se raportimet e tanishme tregojnë për një cilësi mjaft të mirë të kamerave në këtë pajisje.
Xiaomi Civi ka një kapacitet baterie 4,500mAh, e cila karikohet shpejt me karikuesen 55W. Porositë kanë filluar të regjistrohen që tani, ndërkohë që dorëzimi i pajisjeve do të nisë me datë 30 shtator. Çmimet për këtë pajisje fillojnë nga $400 për versionin bazë 8/128GB, ndërkohë që për versionet 8/256GB dhe 12/256GB ju duhet të paguani $450 dhe $495 respektivisht.