Njësoj si Facebook, dhe Xiaomi thekson peshën e lehtë të këtyre syzeve smart, vetëm 51 gram (është pak më i rëndë se RayBan Stories). Gjithashtu, këto syze kanë një dritë që shërben si tregues kur kamera 5MP është në përdorim.
Xiaomi Smart Glasses fuqizohen nga proçesori quad-core ARM dhe përdorin sistemin operativ Android. Ato përdorin gjithashtu teknologjinë e imazhit MicroLED, e cila njihet për ndriçimin e lartë dhe jetëgjatësinë më të gjatë në krahasim me OLED. Kompania thotë se kjo teknologji ka një strukturë më të thjeshtë që mundëson krijim e një ekrani kompakt me pixels me madhësi 4μm.
Ju nuk do të jeni në gjendje t’i shikoni imazhet që ju regjistroni me ngjyra, pasi Xiaomi përdor një ekran monochrome për të siguruar kalimin e mjaftueshëm të dritës përmes strukturave të komplikuara optike.
Xiaomi Smart Glasses With Calling, Photos, and Navigation Features Unveiled
Për fat të keq nuk ka ende një datë zyrtare se kur këto syze smart mund të prezantohen dhe as një çmim të publikuar.