Barcelona ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtues në botën e futbollit. Klubi katalanas ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Lamine Yamal deri në verën e vitit 2031, duke vendosur një klauzolë marramendëse prej 1 miliardë eurosh për të interesuarit.

Firmosja e kontratës u zhvillua pasditen e së martës në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv Deco, duke dëshmuar rëndësinë strategjike që ka Yamal në projektin e së ardhmes së Barcelonës.

17-vjeçari i lindur në vitin 2007, ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit të fundit, duke spikatur me paraqitje të jashtëzakonshme në La Liga dhe në arenën europiane. Me kontratën e mëparshme që skadonte në vitin 2026, klubi ka vepruar me vendosmëri për të siguruar që asnjë ofertë e jashtme të mos e largojë yllin e ri nga “Camp Nou”.

Rinovimi vjen në një moment të rëndësishëm për Yamal, i cili tani do të mund të përgatitet me qetësi për Kupën e Botës për Klube. Barcelona ka arritur objektivin e saj, të ‘blindojë’ lojtarin përpara ditëlindjes së tij të 18-të më 13 korrik dhe t’i japë stabilitet projektit të saj të rinovimit.