Duke parë kritikat e shumëta nga përdoruesit e saj, YouTube ka treguar për Tube Filter se ka vendosur që seria Rewind të ndërpritet njëherë e përgjithmonë. Mirëpo nuk ishin komentet negative që shtynë kompaninë në marrjen e këtij vendimi, por ‘prania e aq shumë videove në platformë saqë nuk mund të përfshihen të gjitha në një video të vetme’.
“Ky vendim është marrë pasi formati Rewind është shumë, shumë i limituar dhe nuk mund të përfaqësojë ashtu siç duhet tërësinë e komuniteteve.” u shpreh YouTube për Tube Filter.
“Që kur Rewind u krijua për herë të parë në 2011, ne kemi parë shumë krijues si MrBeast, elrubiusOMG dhe Slayy Point të cilët krijojnë videot e tyre të fundvitit, ku përfshijnë në mënyrë unike të gjitha ngjarjet e vitit sipas perspektivës së tyre.”
Ne mendojmë se YouTube do të kishte vazhduar të publikonte video të reja të përvitshme në serinë Rewind po të mos ishte për komentet negative të regjistruara në 2 videot e fundit. Megjithatë, kompania do të shfaqë disa lista “end-of-year trends” bashkë me një eksperiencë interaktive globale.