YouTuberi i famshëm, MrBeast ka realizuar së fundmi një giveaway, duke shpërndarë 500,000 euro për 10 ndjekës fatlumë. Gara, e cila u zhvillua përmes një postimi në rrjetet sociale, mblodhi mbi 7 milionë komente, por vetëm dhjetë persona u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme.
Fituesi i dhjetë i kësaj gare rezultoi të jetë një i ri nga Kosova, Shqiprim Rexhaj. Në një intervistë për Prive, Shqiprimi rrëfen se gjithçka ndodhi krejt rastësisht dhe se fillimisht nuk i besoi lajmit. Ai tregon se nuk ishte ndjekës i MrBeast, dhe se ishte vellai i tij ai që e shtyu të merrte pjesë në garë, pasi vetë i kishte dëgjuar vetëm emrin e youtuberit.
Pas pak ditësh, ai mori një mesazh zyrtar nga MrBeast dhe ekipi i tij, duke e informuar se ishte njëri prej fituesve, dhe më pas ndoqi të gjitha procedurat për ta marrë shpërblimin. Shqiprim shprehet se kjo shumë e parave i erdhi në momentin e duhur, pasi së bashku me vëllain e tij kanë nisur një biznes të ri një akademi për përkthime dhe kurse të gjuhëve të huaja. Ai shton se të gjitha paratë do t’i investojë në zhvillimin e këtij projekti.