Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim dhe delegacioni i Senatit Amerikan kanë mbërritur mesditën e sotme në Selinë Blu ku do të takohen me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Në fotot që ka siguruar Fax Neëw, Yuri Kim shihet shumë serioze, ndërkohë ‘mikpritësja’ Jorida Tabaku nga ana tjetër është shfaqur mjaft e buzëqeshur.

Takimi nisi pas orës 15:00, me delegacionin amerikan të kryesuar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.