Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje që të përmirësohet klima e biznesit në vend. Gjtë një takimi të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim u shpreh ndër të tjera se marrëdhëniet mes vendeve, është në nivelin më të lartë.

“SHBA kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, dhe ajo po jep rezultate. Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni kompanitë amerikane, të cilat kanë rol për ofrimin e alternativave. Presim të punojmë me Dhomën Amerikane të Drejtësisë dhe priten rezultate në përmirësimin e klimës së biznesit”– tha nder te tjera ajo.