Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar paraditen e sotme aktivisten shqiptare në SHBA Evi Kokalari. Takimi mes të dyjave është zhvilluar në një lokal në Tiranë, ndërkohë që ‘Koha jonë’ ka siguruar edhe pamjet e momentit të mbërritjes së Kim.

Kokalari ka kundërshtuar fort vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, dhe ka deklaruar se kreu i PD është po ashtu i padëshirueshëm në SHBA.

Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes Kim dhe Kokalarit, e cila njihet po ashtu dhe një mbështetëse e madhe e ish-presidentit Donald Trump.

Çfarë deklaronte Kokalari vetëm disa ditë më parë:

“Ka rënë në grackë. Diku ka rënë në grackë dhe kjo ka bërë që të përjashtojë Berishën. Mund ti jetë premtuar që ti hiqet emri nga lista e zezë e SHBA-ve”.