Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të thirrur nga ish-kryeministri, “tashmë i shpallur non-grata”, Sali Berisha.

Kim ka thënë se është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, por ka shtuar se e rëndësishme është që protesta të jetë paqësore.

Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.

Komentin Ambasadorja Kim e bëri para nisjes së aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.