Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë se do të pushonte nga puna më shumë se 1300 persona, për shkak të një riorganizimi të planifikuar.

Në ambientet e jashtme të godinës së DASH, janë parë punonjësit e pushuar që dalin me sendet e tyre personale në duar duke u përshëndetur me kolegët.

Njëkohësisht ata protestuan kundër shkarkimeve të tyre, ndërsa është parë të jetë e pranishme edhe ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Shkarkimet do të prekin 1,107 zyrtarë të shërbimit civil dhe 246 zyrtarë të shërbimit të jashtëm, por nuk dihet nëse Yuri Kim bën pjesë në listën e personave që janë larguar nga DASH.

Në një video Yuri Kim shfaqet teksa ngushëllon një punonjëse të DASH e cila ishte pjesë e listës së të shkarkuarve. Kujtojmë se Yuri Kim pak kohë më parë u emërua në DASH si Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi.