Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Takimi ka pasur në fokus të diskutimeve bashkëpunimin në rritje mes SHBA dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit kundër krimit të oraginzuar, trafikut të drogës, por edhe kërcënimeve kibernetike të cilat kanë ardhur në rritje muajt e fundit.
Gjatë takimit, Kim vlerësoi punëne deritanishme të Policisë së Shtetit dhe theksoi rolin vendimtar që ky institucion ka në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.
