Qytetarët lëvizin me vështirësi
Thuajse në të gjithë rrugët e qytetit shfaqen vështirësi sa i takon lëvizjes pasi hapsirat publike janë inekzistente . Trotuaret në Elbasan janë të zëna nga tregtarët që shesin në rrugë apo që reklamojnë produktet e tyre . Qytetarët kanë vështirësi për të kaluar në trotuare pasi ata janë të zëna.
Deri më tani referuar edhe pamjes që ofrojnë pjesa më e madhe e rrugëve të qytetit rezulton se institucionet përkatëse nuk ushtrojnë kontrolle për të verifikuar se cilët biznese kanë të drejtë të “zaptojnë” hapsirat publike.Situata më e rënduar paraqitet në zonën e “Namazgjasë” .
Tregëtarët jashtë kamerave shprehen se paguajnë për vendin në të cilin përdorin. Por nuk pranojnë të komentojnë mbi metër katrorët që iu lejohet aq sa paguajnë.
Në Elbasan është e pamundur të gjesh një rrugë apo trotuarë të lirë pasi të gjitha janë zënë nga shitësit ambulantë apo bizneset dhe për qytetarët ky është një shqetësim me të cilin përballen sa herë duhet të lëvizin.
Referuar ligjit për hapsirat publike sqarohet se është detyra e bashkisë të lirojë trotuaret dhe ti sigurojë qytetarët të lëvizin lirshëm në qytet.