Banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” janë në ankth pasi papritmas një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpi. Përmbajtja do të lexohet gjatë spektaklit të sotëm, ndërsa banorët kanë nisur hamendësimet për njoftimin që mund të ketë.

Ka qenë kryesisht Luizi ai i cili e ka shprehur mendimin e tij në lidhje me përmbajtjen e zarfit, duke iu rikujtuar banorëve se edhe për eliminimin e Kejvina Kthellës kishte ardhur një zarf i kuq në shtëpi.

Olta: Çfarë lidhje ka zarfi i kuq? Ajo e jona (nominimini me Kiarën) nuk prishet se ka votuar e gjithë dyjnjaja.

Luizi: Nuk prishet, shtyhet për të martën. Edhe për Kejvinën erdhi zarf i kuq, nuk ishte zarf i zi. Kur u përjashtua Kejvina, u shty televotimi që ishte në atë kohë.

Kiara: Jo nuk duam ne të shtyhet. Çfarë ke bërë Luiz?

Pas kësaj bisede me banorët, Luizi e mori Kiarën veçmas në dhomën e gjumit dhe la të kuptohej se ai ka “gisht” në ardhjen e zarfit të kuq. “Kemi punuar me Qetsorin për këtë ditë”- tha Luizi, ndërsa fituesi i “BB2” shtoi: “Nuk do ikësh ti, ti je kampione.” Nga ana tjetër Kiara vijoi duke i pyetur Luizin dhe Qetsorin se “çfarë kanë bërë”, por nuk mori përgjigje.

Një mendim komplet tjetër ka një pjesë e ndjekësve të “Big Brother Vip” në lidhje me zarfin e kuq. Në rrjet po aludohet se zarfi përmban datën e finales së “Big Brother”, por mbetet për t’u parë se për çfarë bëhet fjalë.